Skeda e zyres periferike Vlore, Shqiperi
- Kthehu tek i rrjeti i bahkepunimit Shqiperi -

 

 

 

 

 


Rrethit I Vlores shtrihet ne Shqiperine e Jugut me siperfaqe 1 609 km2.Vlora eshte nje nga qytetet me te lashta dhe nje nga portet kryesore te Shqiperise. Ne lashtesi njihet me emrin Aulon ,gjurmet me te hershme I perkasin shekullit VI para eres sone ku rrethohej me mure guri te latuar. Laget nga dy dete Adriatik e Jon me nje vije bregdetare ranore e shkembore.Gershetimi I natyres bregdetare me ate malore si dhe klima e bute mesdhetare perben nje nga elementet kryesor te turizmit..


Shtrirja gjeografike e rrethit Vlore

Emertimi
Ne grade
Fshati
Gjeresia Gjeografike
Veriore
40° 40'
Dellenje
Jugore
40° 05'
Qeparo
Gjatesia Gjeografike
Lindore
19° 53'
Shkoze
Perendimore
19° 16'
Sazan


Gjatesia e kufirit te rrethit ( ne km )

Emertimi
Gjithsej
Tokesor
Lumor
Detar
Gjatesia e Pergjithshme
273
54
75
144
Me Fierin
75
-
75
-
Me Tepelenen
29
29
-
-
Me Gjirokastren
6
6
-
-
Me Saranden
19
19
-
-
Me detin
144
-
-
144

 

Lumenjte kryesor te rrethit (ne km)

Emertimi
Gjatesia gjithsej
Nga kjo brenda rrethit
Vjosa
272
75
Shushica
63
63
Dukat
11
11
Qeparo
9
9


Te dhena gjeografike te qytetit te Vlores

Emertimi
Grade
Gjatesia Lindore
19 29'02''
Gjeresia veriore
40 28' 04''
Ora lokale ne oren 12 te Europes Qendrore
12h 17' 56''
Lartesia mbi nivelin e detit
6 m

.

Ndarja administrativo-tokesore e rrethit

Emertimi
Njesia e matjes
gjithesej
Siperfaqia
Km
1.609
Bashki
Nr
4
Qytete
Nr
4
Rajone ne Vlore
Nr
5
Lagje ne rajone
Nr
17
Komuna
Nr
9
Fshatra
Nr
94


Kthehu lart

 

 

 

 

 


Te dhena te pergjithshme per popullsine

Emertimi
Popullsia gjithsej
Meshkuj
Femra
Numero delle famigli
Bashkia Vlore
103.354
50.967
52.387
27.524
Rrethi Vlore
214.715
107.358
107.357
53.339



Levizja natyrore e popullsise

Lindjet gjithsej
Vdekjet gjithsej
Shtesa natyrore
Vdekjet e femijeve
0-1 vjec
Vdekjet e femijeve
1-4 vjeci
Martesat gjithsej
Divorcet gjithsej
2.734
1.022
1.712
36
4
1.505
169

 

Levizja mekanike e popullsise per vitin 1999

Te ardhur
Te larguar
3.948
3.203

 

Te papune gjithsej sipas gjinise dhe grupmoshave (ne nr.) per vitin 1999

Te papune gjithsej
Nga keta femra
Deri 20 vjec
21-34 vjec
Mbi 34 vjec
11.915
7.407
2.187
7.270
2.458

Te papune qe marrin pagese papunesie per vitin 1999 jane gjithsej 785 nga keta 201 jane femra. Pensionistet e qytetit per 1999 jane gjithsej 19 848 nga keta 6 916 jane femra.

.

Familjet qe marrin ndihme ekonomike sipas ndarjes administrative

Emertimi
Numri I familjeve
Fondi gjithsej
000/leke
Bashkia Vlore
4.216
160.151
Rrethi Vlore
5.095
181.936

 

Kthehu lart

 

 

 

 

 

 


Te dhena per arsimin


Arsimi parashkollor

 

Emertimi
Gjithsej
Nga keto ne fshat
Numri i kopshteve
94
67
Kapaciteti ne vende
4.280
1.750
Te rregjistruar
4.428
1.734


Arsimi 8 vjecar

 

Emertimi
Gjithsej
Nga keto ne fshat
Numri i shkollave
108
83
Te rregjistruar
26.074
11.030


Arsimi i mesem

 

Emertimi
Gjithsej
Nga keto ne fshat
Numri i shkollave
19
9
Te rregjistruar
5.032
973




Arsimi i larte

 

Emertimi
Gjithsej
Nga keto ne fshat
Studente ne Universitetin "Ismail Qemali"
1.221
855



Kthehu lart

 

 

 

 

 

 


 

Tregues te sherbimit shendetsor

Emertimi
Gjithsej
Nga keto ne fshat
Me shtreter
Spitale
16
13
Shtreter
813
60
Pa shtreter
Poliklinika
1
-
Qendra Shendetsore
21
13
Ambulanca
105
86
Konsultore femijesh
106
86

 

Kthehu lart

 

 

 

 

 

 

 


 

Institucionet kulturore

Emertimi
Njesi
Qendra kulturore
6
Pallati i Kultures
1
Muzeume
3
Galeri Artesh
1
Biblioteke
1
Teatri i Rrethit
1

 


Kthehu lart

 

 

 

 

 

 




Ekonomia

Prodhimi mall i shitur sipas degeve ne cmime korente (ne 000/leke)

Prodhimi mall i shitur sipas degeve
656.414.000
Dega e Nxjerrjes se Naftes e Gazit
506.63.000
Dega e Energjise Elektrike e Avullit
35.058.000
Dega Kimike
81.264.000
Dega e Material-Ndertimit
2.540.000
Dege te tjera
31.389.000

 

Prodhimi ne natyre i produkteve kryesore

Emertimi
Njesia e matjes
Vlera
Nafte
Ton
57.078
Energji Elektrike
000/kwh
12.034
Kripe
ton
21.150
Uje i pijshem
000/m3
25.375


Agroindustria ze nje vend te vecante me nje game treguesish te nevojshem si numrin e llojet e subjekteve private ne qytet e ne fshat, struktura e prodhimit te tyre, niveli I prodhimit e punesimi I njerezve ne keto aktivitete etj.
Prodhimi I pergjithshem bujqesor ne shkalle rrethi per vitin 1999 arrin ne 11 103 844 mije leke ku:

Bujqesia 4 325 214 (000/leke) ose 39%
Pemetaria 1 242 647 (000/leke) ose 11,2%
Blegtoria 5 463 881 (000/leke) ose 49,8%

Siperfaqia pyjore ne rreth eshte 33 670 ha nga kjo:

Lis 9 920 ha
Halore 5 530 ha
Shkurre 13 090 ha
Te tjera 5 130 ha.

Kullota gjithsej ne Rrethin e Vlores jane 41 191 ha nga ku e kultivuar 1 964 ha.

Emertimi
Prodhim peshku ne kv
Prodhim bretkose ne kv
Gjithsej
Eksport
Vendi
Peshkimi detar
2.800
-
-
-
eshkimi bregdetar e lagunat bregdetare
750
-
-
-
Stabilimente te grumbullimit e perpunimit te peshkut
2.785
2.035
750
3.580

 


Hotelet dhe kapacitetet e tyre

Emertimi
Kapaciteti
Dhoma
Shtreter

Hotele gjithsej

253
514

Hotele shteterore

-
-

Hotele private

253
514
Hotel "Palma"
48
96
Kampi I Pushimit Vlore
62
85
Hotel "Bolonja"
11
26
Kampi Dhermi
92
226
Hotel "Sazani"
24
50
Hotel "Diplomati"
6
13
otel "Beti"
10
13



Numri I subjekteve private aktive dhe punesimi ne to

Aktiviteti ekonomik
Numri I subjekteve
Numri I punonjesve
Subjekte private gjithsej
2.100
2.814
Industri
289
687
Bujqesi
15
15
Ndertim
45
2.120
Transport
214
365
Tregti
1.369
1.369
Sherbime
105
105
Te tjera
63
63


Subjekte private aktive sipas formes legale

 

Subjektet sipas formes legale
( ne numer )
Subjekte aktive gjithsej
2.100
Persona Fizike
1.626
Persona Juridike
474

 

Ndermarrjet aktive sipas madhesise

Emertimi
Njesia matese
Gjithsej
Ndermarrjet gjithsej Nga keto :
numer
2.100
Me 1 punonjes
"
1.626
Me 2-10 punonjes
"
471
Me mbi 10 punonjes
"
29



Investimet per vitin 1999 (000/leke)

Emertimi
Viti 1999
Investimet Gjithsej
543.204
Investime te kryera nga shteti
474.192
Ndertim-Montimi
448.283
Makineri
2.350
Pajisje
22.282
Shpim-Kerkime
-
Investime Studime
1.277
Investime te kryera nga pronare te huaj
68.847
Ndertim-Montimi
68.847
Makineri
-
Pajisje
-
Shpim-Kerkime
-
Investime te kryera nga nd/je te perbashk
165


Kthehu lart

 

 

 

 

 

 


Artizanati, element atraktiv per Turismin

Duke iu referuar faktoreve natyrore, historiko-kulturor, atraktiv, ekonomik qyteti I Vlores eshte cilesuar si nje nga zonat me me prioritet per zhvillimin e turizmit.
Nje element atraktiv shume I rendesishem eshte sektori artizanal, I cili vazhdon te shpreh qarte traditen e lashte te popullit shqiptar, vlerat e tij historike e kulturore.
Ne qofte se do ti referohemi bazave mbeshtetese per zhvllimin e turizmit duhet ti kushtojme vemendje sektorit artizanal.
Mbeshtetur tek fortesisht tek tradita, ashtu si ne gjithe Shqiperine dhe ne qytetin e Vlores ,prej viteve 1955-1991 ka funksionuar Ndermarrja Artistike Vlore, e perqendruar kryesisht ne prodhimin e produkteve artistike tradicionalisht shqiptare me destinacion tregjet e vendeve fqinje.
Punonjesit e saj, te specializuar ne sektoret e tyre, pas viteve 1991 mbeten te papune e ne menyre sporadike fillojne te organizohen per te ushtruar profesionin e tyre tashme ne kushte te tjera.
Keshtu sektori artizanat ne qytetin e Vlores nuk ka pushuar se ekzistuari.
Artizanati ne qytetin e Vlores ka nje jete relativisht te gjate.
Element qe vertetojne me se miri kete fakt i perkasin vitit 1896, por qe fatkeqesisht jane te pakta ne numer per arsye te mosruajtjes se kesaj pasurie.
Mjafton nje vizite ne Muzeun Etnografik te qytetit e aty do te njihesh me nga afer me punet artizanale shumica e te cilave i perkasin vitit 1920.
Permendim ketu punimet ne dru, ne baker, punimet e leshta te gjitha keto mbartin ne vetvete motive te mirefillta shqiptare, motive popullore, silizimi i shqiponjes simboli i kombit shqiptar si dhe motive floreale e gjeometrike te nderthurrura me mjaft mjeshtri nga artizanet e hershem te qytetit.
Te gjitha keto objekte kane shoqeruar jeten e popullit shqiptar e ne to shprehet qarte vlera historike e kulturore e nje kombi.
Cdo dhome e vizituar ne kete muze te tregon lloje te ndryshme artizanati e nje nderthurrje funksionale ndermjet tyre.
Me interes eshte "Dhoma e Punimeve te Metalit" nje pjese e tyre i perkasin Periudhes se Rilindjes sidomos veglat e punes te punuara ne baker, kallaj dhe hekur.
Te gjitha keto dikur kane pasur perdorim te perditshem e vec aftesise funksionale vleresohen dhe per nje punim artistik e me mjeshtri.
Nje ide te qarte mbi artizanatin ta jep edhe "Dhoma e Punimeve te Leshta", in strumenti kryesor eshte tezgjahu qe i perket viteve '30, tipik per zonen e Lumit te Vlores.
Ketu gjenden produkte te ndryshme, te gjitha veglat e nevojshme per perpunimin e leshit, tapetet e punuara me motive te ndryshme sipas zonave qe u perkasin, veshjet e leshta te grave pa menge, nje shall i leshte punuar me shtiza hekuri, valenxa me fije te gjata.
Ne "Dhomen e Bulmetit" gjenden te gjithe objektet e bujkut qe i perkasin viteve '20. Ketu gershetohet punimi ne metal, punimet e leshta si dhe ato ne dru.
Permendim ketu dybekun, rrogozin, plafin, qilimin, kularet qe u vareshin kafsheve ne qafe te punuara me dru te ri si dhe shtruga punuar ne dru tipike per zonen e Laberise.
"Dhoma e Burrave" e shtruar sipas tradites me shiltet, jasteket, sixhadet e qilimat qe i perkasin viteve '30.
Ketu shprehen qarte motivet popullore e sidomos silizimi i shqiponjes.
Tek qilimat alternohen motive te ndryshme .
Me interes te vecante eshte tavolina e punuar ne metal ne te eshte gdhendur viti 1896 I cili perkon me vitin e punimit te saj.
Kjo tavoline eshte punuar ne baker e ne te gershetohen motivet floreale me ato gjeometrike.
Ne vitin 1990 ndikuar nga ndryshimet e medha ne vend,ashtu si pjesa me e madhe e ndermarrjeve shteterore, mbyllet edhe Ndermarrja Artistike Vlore.
Ish punetoret e saj, rreth 3.500 persona, te specializuar ne zanatin e tyre tashme mbeten te papune.
Ne vitin 1992 fillojne te shfaqen ne menyre sporadike inisiativat e para private te ndermarra nga keta punonjes, duke shpresuar per te vazhduar me tej aktivitetin e tyre. Por tani keto reparte ushtronin aktivitet ne kushte krejt te ndryshme, ishin prone e ish punonjesve qe i privatizuan e u duhej te perballeshin me nje konkurrence te forte. Ne kete kohe ne tregun tone kishin hyre prodhime artistike te huaja. Ato vinin nga Azia me cmime te ulta dhe me nje cilesi te larte e duke qene te reja per tregun tone ishin mbizoteruese.
Por me kalimin e kohes, me rritjen e deshires per te njohur historine dhe kulturen e popullit shqiptar rritet edhe interesi per artizanatin shqiptar.
Edhe pse ne kushte te tjera, ky artizanat vazhdon te shpreh qarte traditen e kulturen e kombit shqiptar.
Ne vitin 1992 privatizohet prej 8 ish punonjesve te tij edhe reparti i Gdhendjes se Drurit tani i quajtur "ONUFRI".
Ky repart vazhdon te beje prodhime te gdhendura ne dru.
Keta pronare kane krijuar kushte pune te pershtatshme, kane nje magazine e dhome tharje per drurin si dhe ambientin ku ata punojne. Vec kesaj ata kane marre me qera nje dyqan ku shesin jo vetem prodhimin e tyre.
Lenden e pare e sigurojne ne vend,drurin e blejne 1 ose 2 here ne vit me leke ne dore,ndersa solucionet e ndryshme i blejne sipas kerkesave per to.
Punojne kryesisht me dru ahu, plepi, bredhi si dhe ekualit.
Ata prodhojne shqiponja te permasave te ndryshme, bucela, tavlla druri, anije te permasave te ndryshme si dhe bazoreliev ne dru stema, emblema etj.
Nje person mund te bej 1 embleme ne dite e kjo shitet 20.000 lireta sepse kryesisht porositen nga shtetas italiane.
Per nje anije te madhe nje personi i nevojiten 5 dite, kostoja e prodhimit varion nga 2.500 - 3.000 leke e cmimi I shitjes 5.000 - 6.000 leke.
Per nje anije te vogel nje punonjesi i nevojiten 3 dite pune, kostoja e prodhimit eshte 1 500 leke e cmimi i shitjes eshte 2 500 leke.
Per prodhimin e nje bucele duhet te kalojme ne dy procese punim ne torno e gdhendje, nevojitet 1 dite pune e cmimi i shitjes varion 1 000 - 1 500 leke.
Nje punonjes ben 5 cope ne dite tavlla druri me nje kosto prodhimi 300 - 400 leke e cmimi shitje 600 leke.
Per shqiponjat koha e punes varion 3 - 5 dite, kostoja e prodhimit 1.500 - 2.800 leke e cmimi i shitjes 2 200 - 3 700 leke.
Prodhimet e tyre vec dyqanit qe kane ata i shperndajne edhe neper rrethe duke bere nje skonto 20 - 25 % per shperndarjen me shumice.
Kane marre pjese neper panaire te ndryshme brenda vendit, por nuk shprehin me interes per to sepse mendojne se organizohen vetem per perfitim nga organizatoret.
Megjithse eshte nje pune e bukur nuk ka shume interes per t'u ushtruar nga te rinjte, sepse kerkon prirje e impenjim.
Nje tjeter repart gdhendje druri jane dhe "VELLEZRIT BINAJ" prej Shtatorit 1999 SHPK.
Kane 10 vjet qe ushtrojne kete aktivitet, aktualisht jane te punesuar 7 punonjes por ne periudha piku ky numer arrin 10 - 15.
Per mungese te ambienteve, te makinerive, te pasionit te tyre e te kerkeses ata jane specifikuar vetem ne punimin e anijeve ne ambiente familiare .
Vec prodhimit ne seri ata kenaqin edhe preferencat e klienteve. Jane ne gjendje te prodhojne cdo lloj anije te zgjedhur ne katalog o diku gjetke.
Lenden e pare drurin, bezen e solucionet e nevojshme i sigurojne ne vend.
Zakonisht punojne ne dru ahu, por edhe plep I eger e dru ulliri.
Prodhimi ne seri perfshin anije me 3 permasa. Kostoja e prodhimit te tyre eshte me e ulet se e anijeve me porosi e per rrjedhoje e dhe cmimi shitjes se tyre eshte me I ulet.
Per prodhimin ne seri kostoja varion 1.700 - 4.000 leke e cmimi I shitjes 2.000 - 5.000 leke.
Tek punimet me porosi ndikon edhe faktori kohe sepse per nje pune me te detajuar kerkohet me shume kohe e impenjim keshtu qe dhe kostoja e prodhimit do te jete me e larte.
Per arsye te cmimit me te ulet terhiqen me shume punimet ne seri, ndersa anijet me porosi terhiqen me shume nga klientela e huaj.
Gjithashtu interes ka per anijen "LIBURNA" pasi eshte nje anije shqiptare e mbart vlera.
Per pergatitjen e nje anije kalojme ne keto etapa:

  • Pergatitja e trupave
  • Dhenia e formes
  • Pastrimi me leter zmeril e qelq
  • Pergatitja e direkeve dhe e objekteve
  • Cpimi per vendosjen e bazamentit e te direkeve
  • Montimi i objekteve e i bordurave
  • Figuracioni
  • Llakimi
  • Vendosja e velave
  • Vendosja e tirandave
  • Ambalazhimi

Te apasionuar ne prodhimin e anijeve ata do te pelqenin te prodhonin vetem anije te njohura ,pasi behet nje pune me e holle e me me sadisfaksion.
Vlera te vecanta ka dhe prodhimi artistik ne qeramike.
Ne Shkurt 1992 privatizohet edhe reparti i Prodhimeve Qeramike tani i njohur me emrin "ILIRA".
Fillimisht nis aktivitetin me 40 punetore duke prodhuar produkte te ndryshme dekorative e funksionale si figurina te ndryshme e piatanca te ndryshme.
Me kalimin e kohes me rritjen e kerkesave per prodhime qeramike fillon te prodhoje ne permbushje te ketyre kerkesave.
Mbizoteron prodhimi i qeramikes me nje pjekje, terracota, teknike kjo e quajtur Engoba. Kjo teknike perfshin objekte te pikturuara me ngjyra argjili mbi argjil,nje teknike mjaft e lashte ne Ballkan. Ka perparesi sepse eshte autoktone e prodhohen modele te tradites shqiptare.
Ashtu sic ka tendence artizanati, tani punojne vetem 5 punonjes.
Punimet e tyre, vec dyqanit te tyre i shperndajne edhe neper rrethe e shume pak jashte Shqiperise.
Punimet e tyre jane te larmishme,spikat kostumi popullor i krahines se Camerise,i cili ka fituar edhe cmim special ne ekspoziten "Arti shqiptar ne shekuj" zhvilluar ne Paris 1984.
Vlera te vecanta kane edhe kostumi popullor tipik per krahinen e Malesise se Madhe,vazot e ndryshme me motive shqiptare si "Vallja e shpatave", "Vjelja e rrushit", piatancat e shumta me motive shqiptare etj.
Lenden e pare e sigurojne ne vend, pronari ka blere nje ambient prane repartit ku gjendet arqil ne gjendje natyrore. Argjila eshte e paster e ka nje plasticitet te larte, por para se te punohet duhet te kaloje ne nje proces te gjate perpunimi. Procesi i stazhionimit zgjat 2-3 muaj, me pas kalon ne nje site me densitet 2.700 bira/cm2.
Pas perpunimit te plote derdhet neper format e pergatitura prej allcie,me pas qendron ne tharje. Pas kesaj i behet dekorimi e vendosen ne furre per t'u pjekur.
Zakonisht prodhojne nje furre ne muaj. Jane te paisur me 2 furra, i pari me fuqi 45 kw/ore i quajtur mufel periodik e i dyti me fuqi 90 kw/ore me nje pjekje me te shpejte. Pas pjekjes behet ambalazhimi dhe etiketimi.
Pronari iI saj ka perfaqesuar denjesisht prodhimet shqiptare ne qeramike edhe jashte Shqiperise. Permendim ketu pjesemarrjen ne nje ekspozite ne Bordo (France) ne Dhjetor 1999, ku u paraqit me nje punim ne qeramike "Lahutari" 40 cm iI gjate, me punime ne baker ku vecojme "Refugjatja" me motive kosovare si dhe me nje punim ne material shamot i quajtur "Valltarja".
Gjithashtu ka marre pjese ne nje konkurs nderkombetar te organizuar ne Martano (Lece) ne Gusht 1998, ku u paraqit me nje punim te quajtur "Mesdheu" 110cm e gjate tani prone e shtetit italian
Me interes eshte dhe egzistenca e 2 reparteve artizanale te lidhura me shoqeri te huaja. Ato jane: reparti i prodhimeve ne thuper bambuje "GBB" e reparti I qendisjes "HELIOS".
Te dyja keto reparte jane hapur nga nje ish punonjes i Ndermarrjes Artistike ne vitin 1992, i cili fillimisht vazhdonte te prodhonte duke ndjekur traditen e ketyre reparteve e me pas krijoi mundesine te lidhej me biznesmen te huaj e duke pershtatur keshtu edhe prodhimin sipas kerkesave te reja.
Reparti i prodhimeve te thupres deri ne 1995 prodhonte vetem karige e ne 1998 lidhen me nje firme italiane per prodhimin e dhomave te gjumit, divaneve, poltronave e karrigeve me thuper bambuje.
Jane te punesuar 50 punonjes me nje page ditore 600 leke.
Lenda e pare vjen nga Italia. Skeleteve prej metali te sjelle si lende e pare u thurren modelet sipas porosive. Ketu behet vetem thurrja, ndersa montimi e paketimi ne Itali. Nuk shesin neper dyqane. Kushtet e punes jane te pershtatshme.
Zakonisht per nje produkt punojne 1 - 5 punonjes.
Duke qene se kostoja e prodhimit eshte shume e larte, me cmimin qe kane keto prodhime kane kliente kryesisht sheiket.
Po keshtu edhe reparti i qendistarise fillimisht punonte vetem centro, me vone per te plotesuar kerkesat e reja te tregut qendisin pjese te vecanta fustanesh nuserie.
Jane te punesuar 10 punonjese me nje rroge mujore qe varion 7.000 - 10.000 leke.
Punonjeset mbushin me koralina e tubicino copat e sjella nga Italia, me te cilat me pas punohen fustane nuserie ose perdoren ne sfilata te ndryshme.
Per te mbushur keto copa nevojitet nje kohe pune ne varesi nga permasat e saj.
Kjo firme ofron me qera edhe fustane nuserie, tarifa e te cilave varion 8.000 - 12.000 leke.
Lenda e pare vjen nga Italia si dhe mostra te vecanta per te ndihmuar punonjeset.
Eshte nje pune qe kerkon perqendrim te plote, prirje e sidomos impenjim.
Te gjitha keto bejne qe brezi i ri te mos kete shume interes per te ushtruar kete aktivitet.
Kryesisht ne keto dy reparte jane te punesuara punonjese qe me pare kane qene punonjese te Ndermarrjes Artistike.
Ne Korrik 2000 hapet nje repart i prodhimit te sixhadeve. Fillimisht jane te punesuar 12 punonjese,por mendohet qe ky numer te rritet ne te ardhmen.
Lenda e pare sigurohet ne Greqi.
Ketu jane punesuar kryesisht punonjese te ish repartit te punimit te sixhadeve ne Ndermarrjen Artistike.
Duke qene se eshte nje repart relativisht i ri, jane akoma ne procesin e prodhimit e nuk kane nisur akoma te preokupohen per gjetjen e tregut (nje mangesi shume e madhe kjo).
Prodhimi i sixhadeve ka nje kosto shume te larte prandaj percaktimi i nje tregu shitje ka rendesi te vecante.
Kushtet e punes jane te pershtatshme.
Punonjeset punojne me nje norme ditore qe varion 12 - 15 rreshta .
Ne varesi te permasave percaktohet edhe koha e punes e nevojshme, p.sh.
Per nje sixhade me permasa 2m x 3m po te punojne 3 punonjese e perfundojne per 41dite.
Per nje sixhade me permasa 1.20m x 1.80m po te punojne 2 punonjese e perfundojne per 41 dite.
Paga ditore e punonjesve eshte 800 leke.
Duke qene se eshte nje pune e veshtire, e klasifikuar si e dyta pas minierave per nga veshtiresia, interesi i treguar nga brezi i ri nuk eshte shume i larte.
Ne vitin 1992 privatizohet edhe reparti i pocerise prej nje ish punonjesi te saj.
Por ky aktivitet tani ushtrohet ne kushte familiare, ku ai punon se bashku me gruan e vet.. Pra aktualisht jane vetem 2 punonjes por me prespektive per tu zgjeruar ne nje te ardhme.
Kryesisht ata prodhojne vazo dekorative me permasa e motive te ndryshme, ata jane gjithmone ne kerkim te dickaje te re e nuk u mungon fantazia duke prodhuar vazo me motive te ndryshme.
E reja e tyre e fundit ishte veshja e poceve me gurje te vegjel, dicka e vecante kjo dhe e re per tregun.
Lenden e pare e sigurojne ne vend.
E vecanta e tyre eshte se ata punojne kryesisht ne torno ,pra e punojne balten me dore e kjo eshte teper interesante e mund te prodhoje nje sasi te madhe ,me kosto jo shume te larte por ky prodhim eshte I kufizuar ne modele.
Kostoja e prodhimit te vazove varion 70 - 9.000 leke e cmimi I shitjes 120 - 15.000 leke.
Per prodhimin e vazove kalojme ne keto procese:

  • Punimi ne torno
  • Perpunimi me motive
  • Tharja
  • Pjekja
  • Veshja me bojra zjarri
  • Ambalazhimi

Prodhimin e tyre ata e shperndajne neper pika shitjeje jo vetem ne Vlore por tani edhe ne rrethe kryesisht ne Tirane.
Kushtet e punes nuk jane shume te pershtatshme, megjithese ambintet nuk mungojne.
Perdorin furre me dru ne ambientet perreth, tani jane paisur edhe me nje furre te vogel elektrike.
Nga brezi I ri mund te shihet si nje pune e kendshme por jo per ta ushtruar si profesion, per vet faktin se kerkon prirje e fantazi.
Me shume interes jane edhe ish punonjeset e ish repartit te qilimave.
Pas vitit 1990 te mbetura te papuna ato fillojne te paisen me tezgjahe, duke I blere (vlera e nje tezgjahu shkon 100.000 - 120.000 leke) ose duke i ndertuar prej te afermve te tyre.
Keshtu ne menyre sporadike fillojne te ushtrojne aktivitetein e tyre ne ambiente shtepie.
Disa prej tyre kane siguruar nje dhome vetem per tezgjahun dhe e perdorin si ambient pune, por te tjerat punojne ne kushte shume te veshtira duke vendosur tezgjahun edhe ne dhomat e gjumit.
Egzistojne disa lloje tezgjahesh: vertikal, tip Kavaje me 2 dhe 4 kalesa, tip vendi me nje kalese, tip horizontal.
Rreth 70 % e tyre punojne vetem me porosi, ndersa pjesa tjeter punojne qilima e i shperndajne neper pikat e shitjes ne qytet.
Prodhimi me porosi ka avantazh sepse punonjesja nuk interesohet per lenden e pare, per te mjafton qe klienti te sjelle sasine e duhur te leshit ne varesi te permasave te qilimit, duke iu detyruar keshtu punonjeses vetem per tarifen e punes.
Ndersa per te prodhuar qilima me inisiativen tende nuk eshte shume e perdorur sepse kerkon te sigurosh lenden e pare vet e te duhet te perballesh edhe me riskun e shitjes.
Per punimin e qilimave tarifat jane 4.000 leke/m2 kur punimi behet me porosi e klienti siguron vet lenden e pare dhe 8.000 leke/m2 kur klienti e blen qilimin te pa poositur.
Keshtu prej vitesh keto gra punojne ne kushte shtepie e jane ndergjegjesuar edhe per avantazhet e e kesaj situate. Shohin me interes faktin qe jane ato qe menaxhojne kohen e punes dhe nderkohesisht kujdesen per familjet e tyre.
Procesi i pare ne thurrjen e qilimave eshte endja, eshte hapi i pare dhe themelor sepse ne baze te saj vazhdon krijimi i qilimit.
Disa prej punonjeseve ne kete hap kerkojne ndihmen e disa personave te tjere duke i paguar 200 - 300 leke, ndersa pjesa tjeter e gjen kete ndihme ne familje.
Sasia e leshit ndahet ne topa te vegjel qe quhen vitka. Preferohet lesh i siguruar ne vend sepse eshte me i paster e me cilesi te larte.
Ne varesi te permasave te qilimit percaktohet edhe sasia e leshit, koha e punes si dhe tarifat.
Keshtu per nje tapet me permasa 20 cm x 20 cm eshte e nevojshme 200 gr lesh e mund te punohen 5 tapete te tille ne dite me tarife 400 leke.
Per nje tapet me permasa 40 cm x 40 cm duhen 400 gr lesh e mund te punohen 2 tapete te tilla ne dite me tarife 800 leke.
Per nje tapet me permasa 60 cm x 2 m 50 cm duhen 11 kg lesh e mund te punohet ne 5 dite me tariffe 6.000 leke.
Per nje tapet me permasa 3 m x 3 m duhen 11 kg lesh me tariffe 36 000 leke.
Shume nga produktet e tyre jane shitur edhe jashte shtetit ndermjet te treteve, duke u blere si durate prej personale shqiptare per te huajt.
Por edhe pse raste te rralla kane shitur edhe vet tek kliente te huaj duke mos bere diferencime ne cmim.

 

Kthehu lart

 

Kthehu lart