Skeda e zyres periferike Elbasan, Shqiperi
- Kthehu tek i rrjeti i bahkepunimit Shqiperi -

 

 

 

 

 

 

 

Informacione te pergjithshme

Qarku Elbasan shtrihet ne zonen qendrore te Shqiperise dhe kufizohet ne veri dhe veriperendim me qarkun e Tiranes, ne lindje dhe juglindje me qarkun e Korçes, ne perendim dhe jugperendim me qarkun e Beratit.
Administrativisht qarku ka 7 bashki, 43 komuna dhe 386 fshatra.
(Klima e qarkut karakterizohet nga klime mesdhetare.)
Relievi eshte kryesisht malor ku38% te relievit e zene malet dhe 28% fusha dhe 34% kodrat.
Qarku pershkohet nga dy lumenj Shkumbini dhe Devolli.
Prania e lumit Shkumbin ben ekzistencen e materialeve inerte. Si rrjedhim eshte shume e erhapur prodhimi i tullave.

Kthehu lart

 

 

 

 

 

 

 


 

Turizmit

Ka shume mundesi per zhvillimin e agroturizmit sepse ka vende me uje te ftohte dhe ajer te fresket si ne Byshek, Kraste, Gurre, Gjinar liqejt e Dumerese etj..Qarku ploteson nevojat e turisteve me perime dhe produkte ushqimore. Klima e pershtatshme favorizon nje bote bimore dhe shtazore te pasur. Kultivohen shume bime mjeksore dhe etero-vajore si rozmarine,
dellenje,sherebel etj...
Pyjet zene nje siperfaqe te konsiderueshme, sidomos pyjet e uleta dhe shkurret. Ne gjithe territorin rriten kafshe te buta e te egra. Nga afshet e buta mbareshtohen gjedhe, dhene, kuaj, shpende. Teper e zhvilluar rritja e bleteve e perhapur ne zona te vecanta. Nga kafshet e egra dhelpra, ujku, kunadhja, derri, macja e eger, nuselala, ketri,kaprolli etj? Ne liqene e lumenj qefulli, mustaku, trofta.
Prerjet pa kriter, ndotja e ajrit, ujit jane faktore qe kne ndikuar negativisht ne zhvillimin e flores dhe faunes.
Gjithashtu eshte lehtesisht i arritshem nga te gjithe qytetet.Elbasani eshte 54km larg nga Tirana, 81km larg nga Durresi, 124 km larg nga Saranda dhe 88 km nga Pogradeci. Pemetaria perben nje fushe perfitimesh per investitoret, vecanerisht per aresye se prodhimet jane biologjikisht te
pastra.
Qarku Elbasan perbehet nga rrethi Elbasan, Gramsh, Peqin dhe Librazhd. Ze nje territor prej 3292 km2 dhe me popullesi prej 438364 banoresh.
Popullesia eshte e perqendruar ne fshat. Rrethi i Elbasanit ka 268292 banore, rrethi i Librazhdit me 82735 banore, Peqini me 37362 banore dhe Gramshi 49975.Persa i perket qeverisjes vendore ajo eshte e ndare ne bashki, komuna dhe fshatra. Elbasani ndahet nga 3 bashki, 20 komuna dhe 174 fshatra.Librazhdi ndahet ne 2 bashki, 9 komuna dhe 72 fshatra. Peqini ne 1 bashki, 5 komuna dhe 49 fshatra, Gramshi ne 1 bashki, 9 komuna dhe 91 fshatra.

Kthehu lart

 

 

 

 


 

Qarku Elbasan

Historia e trevave te Elbasanit nis zanafillen e vet ne shekullin e II ara eres se re me vendbanimet e hershme ilire. Njihet me emrin Skampa e me one me emrin Skampini, ne varesi administrative te Durrahut (Durresit). Duke qene i vendosur ne kryqezimin e rrugeve V-J dhe L-P, Elbasani ka sherbyer si pike e rendesishme kalimi dhe si stacion i rendesishem i rruges Egnatia
ne perendim te Ballkanit. Ne pjesen e vjeter te qytetit jane gjetur jurmet e hershme te ortifikimeve ushtarake. Per keto arsye zona perreth pati mundesine e zhvillimit te tregtise dhe zejtarise.
Ne shekujt IV dhe VI ndertohen nje varg keshtjellash nder to dhe kalaja Elbasanit ne formen e nje katrori. Ajo ka patur 32 kulla prej te cilave ruhen 16 dhe 3 porta. Ne periudhen e shtetit te Arberit qyteti njihet me emrin Valmi.Me vdekjen e Skenderbeut ne shekullin e XIV qyteti ra nen
sundimin turk dhe u perdor si qender e fortifikuar. Me 1446 u quajt Elbasan, vend qe sundon.
Ne shekujt XVI- XVIII u shnderrua ne nje qender te rendesishme ekonomike, kulturore dhe arsimore.
Ne 1908 u hap shkolla e pare shqipe dhe ne 1909 shkolla Normale. Ne 1924-1934 mori zhvillim ekonomik me ngritjen e fabrikes se alkoolit, duhan cigareve, vaj -sapunit, duke vazhduar punen artizanale tradicionale. Nje nxitje zhvillimit te qytetit i dha ngritja e bankave shqiptare dhe te
uaja qe nxitnin prodhimin bujqesor industrial te Elbasanit.
Ne Elbasan ekziston biblioteka e nderuar ne 1934, me fond te pasur eprash.
Muzeu etnografik eshte ndertuar ne 1949 dhe aty gjenden materiale me interes historik.
Teatri Skampa eshte ndertuar me 1938 dhe ka kapacitet prej 292 vendesh.

Kthehu lart

 

 

 

 


 

Aktiviteti ekonomik

Aktiviteti ekonomik qendron ne biznese prodhimi, agrobiznese, perpunime druri, biznese sherbimi, kompani tregetare, biznese te shitjes me shumice dhe pakice dhe eshte i perqendruar kryesisht ne bashkine Elbasan.
Numri me i madh i te papuneve eshte ne komuna.
Ne Elbasan zhvillojne veprimtarine e tyre Fabrika e perpunimit te vajit he sapunit, fabrika eçimentos, Ital Druri, Cikomilk, Kaveksi, joint-venture greko shqiptare, Kurumi, kompani turke per prodhimin e celiqeve si dhe fabrika e tullave.
Ne Gramsh funksionon pjeserisht uzina mekanike dhe vazhdon aktivitetin uzina e prodhimit te baterive, fabrika e konservave si dhe firma ndertimi.
Ne Peqin ushtron aktivitetin firma "Eurotema" me pronar italian, firma per nxjerrjen e materialeve inerte di dhe firma per prodhimin e vajit te ullirit.
Ne Librazhd shoqeria Albania Tabak qe ushtron aktivitet kryesisht ne prodhimin e cigareve.
Kjo shoqeri do te investoje ne ngritjen e nje fabrike per prodhimin e patatinave, ujit mineral natyral.
Fabrika per perpunimin e thelle te bimeve medicinale, firma per perpunimin e drurit, firma libadeka, nderrmarja e kromit.

Kthehu lart

 

 

 

 


 

Organizacioni nongovernative

Organizata jo qeveritare:

World vision ka kryer kryesisht reabilitim shkollash
CRS programe edukimi
Cefa programe bujqesore
Cord Zoa projekte per ndertime ujesjellsash
UNDP 12 projekte ne kuadrin e programit "Armet ne kembim te zhvillimit"

Ne territorin e rrethit te Elbasanit zhvillojne veprimtarine tyre te sukseshme nje sere organizatash dhe shoqatash
"Ndertuesit e Elbasanit"
Forumi lokal i ojq
Shoqata e te verberve
Forumi i grave te pavarura shqiptare
Shoqata riperteritja
Shoqata Rinia dhe arti
Shoqata e normalisteve.

Elbasani ndodhet midis gjatesise gjeografike veriore41o 27'jugore; 40o10' gjatesi gjeografike lindore; 20o34' gjatesi gjeografike lindore, 19o03' gjatesi gjeografike perendimore.
Librazhdi ndodhet ne pjesen lindore te Shqiperise dhe kufizohet ne lindje me Maqedonine.
Peqini eshte ne qender te Shqiperise se Mesme me nje shtrirje prej 140 km2.
Gramshi ka nje shtrirje prej 695 km2dhe ndodhet ne jugperendim te Elbasanit.

Kthehu lart

 

 

 

 

 


 

Projekt

Per vitin 2001 eshte ne projekt per tu zbatuar fuqizimi i nenstacionit 400 kv, ndertimi i linjes Elbasan-Podgorice.
Projekti arrin vleren 900$e do te realizohet nga firma norvegjeze Jacobsen.
Rikonstruktimi i nenstacionit Cerik do te realizohet nga Enel.
Projekte te rendesishme ka ne Gjinar, ne rikonstruktimin e rrugeve ne ndertime ujesjellesash si dhe ne pyje.

Kthehu lart

 

 

 

Kthehu lart